×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zv.ministrja e Turizmit në Shqipëri: Sezoni këtë vit më i shkurtër, të shijohet Shqipëria nga gjithë shqiptarët

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Zv.ministrja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Ornela Çuçi ka thënë se edhe këtë vit do të ketë turizëm detar në Shqipëri.

    “Do të ketë turizëm detar dhe turizëm gjithëpërfshirës. Sezoni do të jetë më i shkurtër dhe duhet të shijohet Shqipëria nga të gjithë shqiptarët në pak kohë nga të gjitha trevat shqipfolëse”, tha ajo për RTV Dukagjinin.

    Çuçi thotë se tashmë është vendosur një protokoll se si do të funksionojnë restorantet dhe ambientet tjera ku qëndrojnë turistët.

    Zv.ministrja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri thotë se këtë vit Shqipëria është më e pastër se vitet tjera.

    “Rrugët dhe ambientet tjera të jashtë do t’i gjeni më të pastra se asnjëherë më parë. Do të ishte mirë se si gjenden të pastra t’i leni të pastra”.

    Çuçi thotë se gjendja me pandeminë në Shqipëri është duke shkuar drejt përmirësimit dhe shpresojnë se së shpejti të hapet edhe kufiri me Kosovën./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.