
Ish’deputeti Milaim Zeka ka hedhur dyshime lidhur me vërtetësinë e komunikatës së publikuar dje nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që tha se është lëshuar si kërcënim ndaj tij.
Zeka në një shkrim në Facebook ka thënë se deklarata e Kurtit është e dyshimtë, e se shton se ata që kanë deklaruar se është kërcënim nga presidenti i vendit, janë pikërisht ata që Hashim Thaçi i ka ngritur në karrierë.
Ish’deputeti ka pyetur edhe se si e di kryeministri në detyrë që kërcënimi ka qenë për Kushtetuesen e jo për të.
Sipas Zekës, vetëm personi që e ka shkruar atë komunikatë e di se për kë e ka drejtuar, teksa shton se kushdo që nuk e respekton vendimin e Gjykatës, është për luftë civile në Kosovë.
https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1153624244999617