×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Prokurori italian i antimafias: Ja si e fiton Shqipëria betejën ndaj krimit, por kam një shqetësim

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Prokurori antimafias në Itali, Nicola Gratteri tregon se si Shqipëria mund të fitojë betejën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Duhet të informatizojë (kompjuterizojë) gjithçka, Pasi informatizimi lufton abuzimin. Pra nëse gjithçka është e gjurmuar në rrugë informatike nuk ka vend për abuzim. Këshilla që unë jap është të informatizohet në maksimum gjithçka. Gjithçka duhet të jetë online, e transparente. E kjo mund të jetë forca për të ecur përpara e për të bërë atë ngritje në cilësi që shërben për të hequr nga trupi mendimin e zakonshëm se Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, se në Shqipëri nuk ka demokraci. Unë mendoj se pikënisja është informatizimi. E mendoj gjithashtu se Shqipëria duhet të punojë shumë në ndërtimin e identitetit e të krenarisë së përkatësisë për të bindur apo drejtuar qytetarët e nëpunësit e administratës publike që të mos shiten, pra të mos korruptohen.”, tha Gratteri në Ora News.

    Ai tregon masat që duhen marrë për zhvillimin e vendit.

    “Ekonomia mund të ketë zhvillim nëse ka një strukturë, një organizim serioz e të fortë të shtetit, përndryshe investitorët e huaj nuk vijnë të investojnë. Në shtetet e brishta, të dobëta e pa transparencë investitorët e huaj seriozë nuk vijnë të investojnë. Në këto vende investojnë mashtruesit e grabitqarët.”

    Por ai shprehu shqetësimin se në vend ka mafiozë italianë që po investojnë.

    “Prokurori Nicola Gratteri: Ka shumë mafiozë italianë që në Shqipëri janë fshehur e kanë kaluar kohën e arratisjen e tyre për t’i shpëtuar kapjes nga sistemi i drejtësisë.”

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.