×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia shënon rreth 11 mijë raste të reja të virusit, ia zë vendin e dytë Spanjës

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 10,899 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 232,243 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

    Pas shënimit të më shumë se 10 mijë rasteve ditore për më shumë se një javë rresht, ky shtet tashmë është futur në mesin e vendeve me më së shumti raste. Së fundi, Rusia ia zuri vendin e dytë Spanjës dhe tash gjendet vetëm pas Shteteve të Bashkuara me më së shumti infektime në botë.

    Megjithatë, me vetëm 2,116 raste të raportuara deri më tani, Rusia ka shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me Shtetet e Bashkuara, Britanian, Italinë dhe Spanjën.

    Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infektimeve, qeveria ruse ka marrë vendim që t’i lehtësojë masat e izolimit, shkruan “Reuters”.

    Në rajonet Bashkortostan dhe Ural, autoritetet lokale i rihapën parqet, ndërsa në rajonin Magadan në Lindjen e Largët, banorët u lejuan të dilnin jashtë për të bërë ushtrime.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.