×
  • Kronika
  • Kronika

    Në kohë pandemie, gjykatat aprovuan 16 kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimeve, mes tyre edhe të deputetit Arifi

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    16 kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim i kanë aprovuar gjykatat në Kosovë, gjatë muajve mars dhe prill 2020, nga gjithsej 30 të tilla sa i kanë pranuar gjatë kësaj kohe nga të dënuarit.

    Mes këtyre kërkesave për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim që janë aprovuar është edhe ajo e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse, tetë kërkesa tjera për shtyrje të dënimit ishin refuzuar nga gjykatat, ndërsa gjashtë kërkesa tjera ishin hedhur si të palejuara.

    Më së shumti kërkesa për shtyrje të dënimit kishte pranuar Gjykata Themelore në Prishtinë. Nga 21 kërkesat që kishte pranuar kjo gjykatë, 10 nga to i kishte aprovuar, pesë të tjera i kishte refuzuar kurse gjashtë kërkesa i kishte hedhur si të palejuara.

    Gjykata Themelore në Ferizaj gjatë kësaj periudhe kishte pranuar pesë kërkesa për shtyrje të ekzekutimit dhe të gjitha nga to i kishte aprovuar.

    Ndërsa, Gjykata Themelore në Pejë i ka pranuar katër kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit gjatë muajve mars dhe prill 2020, prej të cilave, një e kishte aprovuar kurse tri të tjera i kishte refuzuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatat Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit. Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga “Betimi për Drejtësi”, lidhur me këtë çështje.

    Ndryshe, shtyrja e ekzekutimit të dënimeve është e rregulluar me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

    Ky ligj, në nenin 6, paragrafin 1, ka paraparë që “Ekzekutimi i sanksionit penal fillon kur vendimi me të cilin është shqiptuar sanksioni penal e merr formën e prerë dhe nëse për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore”.

    Kurse, neni 7 i po të njëjtit ligj, ka paraparë mundësinë e shtyrjes së ekzekutimit të sanksionit sipas kushteve të paraparë me ligj.

    “Ekzekutimi i sanksionit penal mund të shtyhet dhe të pezullohet sipas kushteve të parapara me ligj”.- neni 7 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

    Konkretisht, neni 20 i ligjit në fjalë, ka përcaktuar tetë kushte sipas të cilave një të dënuari mund t’i shtyhet ekzekutimi i dënimit me burg, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Ekzekutimi i dënimit me burgim mund të shtyhet me lutje të personit të dënuar:

    1.1.deri në shërimin e sëmundjes, nëse personi i dënuar vuan nga një sëmundje e rëndë akute; 1.2. më së largu deri në fund të vitit të tretë të jetës së fëmijës, nëse personi i dënuar femër e ka përfunduar muajin e gjashtë të shtatzënësisë, ose e ka fëmijën më të ri se një (1) vit;

    1.3. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshorti, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, ose prindi adoptues i personit të dënuar ka vdekur, ose vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë;

    1.4. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshortja e personit të dënuar ka për të lindur edhe tre (3) muaj, ose nëse kanë kaluar më pak se gjashtë (6) muaj prej ditës kur ajo ka lindur dhe nuk ka anëtar tjetër të familjes për t’i ndihmuar asaj;

    1.5. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshorti, ose ndonjë anëtar tjetër i bashkësisë familjare të personit të dënuar ftohet me personin e dënuar që ta mbajë dënimin me burgim, ose, nëse ndonjëri prej tyre tashmë është në burg;

    1.6. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse shtyrjen e kërkon personi i dënuar për kryerjen e punëve bujqësore, ose sezonale që nuk mund të shtyhen, ose për punë si pasojë e ndonjë fatkeqësie dhe familja e personit të dënuar nuk ka fuqi të duhur punëtore;

    1.7. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse personi i dënuar është i detyruar të kryejë punën tashmë të filluar dhe moskryerja e saj do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm;

    1.8. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse personi i dënuar kërkon shtyrjen për përfundimin e shkollimit, ose për t’iu nënshtruar provimit të cilin e ka përgatitur”

    Sipas ligjit, i dënuari mund të kërkojë shtyrjen e dënimit më së shumti dy herë për cilën do nga arsyet e parashikuara me këtë nen.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.