×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Jo më shumë se 12 nxënës në klasë”, ministrja e Arsimit në Shqipëri tregon si do rikthehen maturantët në shkollë

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Institucionet arsimore dhe ato të edukimit bazë kanë qenë ndër të parat që u mbyllën pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

    Pas kësaj, nxënësit dhe studentët e kanë kryer onlinë mësimin, por tani temë diskutimi është rikthimi i maturantëve dhe studentëve në vitin e fundit bachelor dhe master, në mënyrë që të kryejnë provimet dhe të diplomohen.

    Ndërkohë e ftuar në abcnews, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tregoi se si do të rikthehen maturantët në shkolla, duke theksuar se nuk do të mblidhen më shumë se 12 nxënës në klasa.

    “Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Dio jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt. Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra. Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë. Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, tha Shahini.

    Përsa i përket universiteteve, Shahini tha se “auditoret me 200 studentë, nuk do të mbushen më si më parë me 200 a më shumë. Do krijojmë një plan që studentët të mblidhen në 15-20 vetë…Do shikojmë si do veprojmë universitetet e tjera nëpër botë, kemi dy shembuj të mirë, një nga Kanadaja një nga Gjermania”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.