
Numri i vdekjeve në Spanjë u rrit për 244 në 24 orët e fundit, hera e parë që nga e shtuna, numri është rritur në mbi 200.
Në total ka pasur 25.857 vdekje të konfirmuara nga virusi, dhe vendi ka konfirmuar 220,325 raste – një rritje prej 996 krahasuar me të martën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri Pedro Sánchez po i kërkon parlamentit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për disa javë të tjera, duke u thënë ligjvënësve të mërkurën se “qëllimi është afër” por “ne nuk jemi akoma atje”.