×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelzen Gashi: Unë asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka thënë se shqiptarët e Kosovës si shumicë në Kosovë duhet të hapin debat për krimet e kryera.

    Gashi në Rubikon tha se është absurde tentimi për të barazuar krimet.

    “Shoqëria kosovare, kur them shoqëria kosovare i mendoj shqiptarët e Kosovës si shumicë në shtetin e Kosovës, duhet të hap debat për këtë temë dhe duhet të diskutoj edhe nuk duhet të frikësohet nga kjo temë sepse askush nuk po tenton t’i barazoj sepse është absurde me tentu me i barazuar këto krime”.

    “Është krejt e pamundshme sepse prej 10 të vrarëve 9 janë vra prej forcave serbe Jugosllave dhe edhe po të duam nuk mund t’i barazojmë këto krime edhe duhet të diskutojmë për këtë sepse ky është një nga parakushtet për të pasur marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe për tu integruar bashkë në strukturat Euroatlantike.”

    Gashi theksoi se asnjëherë nuk ka thënë se UCK-ja ka kryer krime, mirëpo përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë se UCK-ja nuk ka bërë krime por dyshohet se individ brenda saj kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike.

    “Unë asnjëherë nuk kam thënë që UCK-ja ka kryer krime dhe nuk besoj që e ka thënë dikush prej ndërkombëtarëve që është marrë me këto duke filluar nga Carla Del Ponte, prokurores zvicerane që ka qenë kryeprokurore e tribunalit ndërkombëtar për krime luftë në Ish Jugosllavi e cila ka qenë e para që e ka hap këtë temë kështu më seriozisht, e duke vazhduar me Dick Marty ose Clint Williamson, prokurori amerikan edhe me vetë Gjykatën Speciale edhe vetë përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë që nuk është UCK-ja që ka bërë krime por dyshohet se individ brenda UCK-së kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike dhe këto krime duhet të gjykohen edhe nëse ka dëshmi të pakontestueshme edhe të dënohen”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.