
Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku vendimi për lëvizjen e lirë cilësohet antikushtetuese, në të cilën thotë se qeveria Kurti, kishte bërë presion ndaj kësaj gjykate.
Nushi thotë se kjo është logjika indimiduese e Kurtit, ku sipas tij, te ai ose je i nënshtruar ose armik.
Shkrimi i plotë nga Nol Nushi:
Ne te njejtin vendim ku Gjykata Kushtetuese tregon per shkeljet qe ka bere qeveria ndaj te drejtave dhe lirive te njeriut, poashtu kjo gjykate tregon edhe per presionin e hapur qe Qeveria Kurti ka bere ndaj kesaj gjykate.
Kjo eshte logjika intimiduese e Kurtit. Ai nuk njeh organe te pavarura, te ai ose je i nenshtruar ose armik.