
Isa Mustafa ia kthen letrën Thaçit, tregon se së shpejti do t’ia dërgojë emrin e mandatarit
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i ka kthyer letrën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,pasi ka pranuar sot letrën e dytë nga ana e tij.
Mustafa ka treguar se ia ka kthyer letrën Presidentit Thaçi dhe i ka treguar se janë duke angazhuar për të krijuar shumicën parlamentare dhe shumë shpejtë do ta propozojnë emrin e kandidatit për kryeministër të Kosovës.
Kjo është komunikata e plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2463941980583730