×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia tregon nëse Pacolli mund të kthehet në Kosovë pa u karantinuar

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka treguar nëse do të mund të kthehet në Kosovë deputeti Behgjet Pacolli pa u futur në karantinë.

    Tha se karantina vlen për secilin që futet në Kosovë, duke përjashtuar ata që kanë sëmundje kronike ose tjetër.

    “Kjo gjë është politizuar pa nevojë më shumë se sa që duhet”, tha Vita në Rubikon.

    “Çdo rast që ka ardhur në Kosovës, përjashto ata që kanë paraqitur dokumente për sëmundje kronike ose sëmundje tjetër, janë vendosur në karantinë”, tha ai.

    “Z. Pacolli ka mundur të dërgojë përmes e-mailit në MSH ku paraprakisht secili qytetar që dëshiron të riatdhesohet dërgon dokumentacionin e vetë dhe paraprakisht qendra operative i merr te gjitha masat ose të dërgohet në karantinë ose të dërgohet në vetizolim në shtëpi”, shtoi ai.

    Tha se ka provuar të komunikojë me kryetarin e AKR’së për t’i treguar për procedurat.

    “Kam provuar 3 ose 4 herë të flas me Pacollin në telefon që nga mëngjesi por nuk kam mundur”, tha ai.

    Kështu sipas Vitisë nëse Pacolli ka sëmundje kronike mund të hyjnë në Kosovë pa u dërguar në karantinë.

    “Në momentin që një qytetar hynë në Republikën e Kosovës kontrollohet nga ekipet shëndetësore, prezantohet dokumenti nëse vuan nga sëmundje kronike dhe në momentin që prezantohet ky dokument nënshkruhet deklarata nën betim, pavarësisht se kush është ai, përfshirë edhe kryeministrin që hyn brenda dhe drejtohet të qëndrojë në vetëizolim në shtëpi”, tha Vitia.

    Po Pacolli nëse ka dëshmi të tilla?

    “Absolutisht po. Si secili qytetar tjetër i Kosovës”, tha Vitia

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.