×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli viziton Kamenicën: Kuvendi duhet ta miratojë shpejtë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, për të parë nga afër punën e institucioneve lokale në përballje me pandeminë covid-19.Kreu i PDK-së takoi kryetarin e Komunës, Qëndron Kastrati nga i cili u informua për sfidat që ka pushteti lokal në përballje me pandeminë dhe pasojat të cilat kanë nisur të vërehen në sektorin privat.Kryetari i PDK tha gjatë takimit me kreun e Kamenicës se pakoja emergjente është e domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë.

    Sipas tij, pakoja e prezantuar nga PDK-ja që nfodhet në procedura parlamentare do t’i ndihmojë familjet dhe komunat e Kosovës.Ai tha se vendi nuk guxon të dështojë e as të shkojë drejt kolapsit pas pandemisë, por duhet që të merren masa urgjente nga institucionet.
    “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është e domosdoshme dhe u ndihmon drejtpërdrejtë familjeve që kanë vështirësi sociale. Ju ndihmon drejtpërdrejt komunave dhe kryetarëve të komunave. Pakoja u ndihmon bizneseve që të rifillojnë aktivitetet e tyre të ndërmarrësisë, iu ndihmon 280 mijë familjeve të sektorit privat, por edhe fermerëve dhe gjithë komunave. Ne nuk guxojmë të dështojmë nga pandemia dhe duhet të marrim masa që ta tejkalojmë këtë dhe asnjëherë të mos shkojmë në kolaps”, tha Veseli.

    Kryetari Kastrati i ftoi institucionet dhe qytetarët që t’i respektojnë masat e marra nga Qeveria. Kastrati tha se është nevoja të lirohet ekonomia.“Ne sot patëm kënaqësi ta presim kryetarin Veseli i cili ishte i interesuar me dëgjua prej meje dhe për komunat në përgjithësi për nevojat dhe për përballimin e pandemisë dhe gjithashtu diskutuam edhe për pakon emergjente që e kanë propozuar këta. Unë uroj e shpresoj duke i ftuar institucionet dhe qytetarët po ashtu që t’i respektojmë masat e duhura dhe kemi nevojë shumë që të lirohet ekonomia dhe në veçanti komunat si Kamenica ku ekziston vetëm prej remitencave dhe është një prej sfidave dhe prej halleve në vazhdim”, tha Kastrati.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli se bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës kanë vizituar edhe Qendrën e Zjarrfikësve të Komunës së Kamenicës.Veseli i falënderoi zjarrëfikësit për ounën e pandëprerë gjatë kësaj kohe të pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.