
Italia po vazhdon betejën kundër pandemisë së koronavirusit, pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 viktima e numri i tyre i përgjithshëm është 26 mijë e 977.
Janë regjistruar 1 mijë e 739 raste pozitive më shumë e numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka arritur më 199 414.
Aktualisht pacientë pozitiv me koronavirus janë 105 mijë e 813 e janë 290 më pak se një ditë më parë.
Çdo ditë e në përmirësim është gjendja e pacientëve që shërohen nga Covid 19. Dita e sotme ka regjistruar 1mijë e 696 të shëruar më shumë se një ditë më parë e numri i personave të shëruar deri më sot nga virusi është 66 mijë e 624.
Në 24 orët e fundit kemi 53 pacientë më pak në terapi intensive e numri i të shtruarve në këto reparte është 1 mijë e 956.
Në struktura spitalore janë 1019 pacientë më pak të shtruar e numri i pacientëve që po kurohen në sistemin spitalor janë 20 mijë e 353.
Numri i tamponëve i kryer deri më sot në Itali është 1 milion e 789 mijë e 662 ndaj 1 milion e 237 mijë e 317 personave.