×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj-Bujupi: UÇK-ja të mbrohet me Ligj, do ta shtyjë përpra Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës

    FrontOnline
    25 Prill 2020

    Ndaj një debati të gjerë që është hapur ditëve të fundit, për shkak të deklaratave të këshilltarit të kryeminsitrit, Shkëlzen Gashi, për UÇK-në, ka reguar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

    Ajo ka thënë se për ta mbrojtur UÇK-në nga sulmet, ajo duhet të institucionalizohet, prandaj ka thënë se do ta shfrytëzoj mundësinë që si anëtare e Komisionit për Ligje në Parlamentin e Kosovës, në mbledhjen e radhës ta procedojë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

    Postimi i plotë i Kadajt: 

    Mbrojtja e UÇK-së duhet të institucionalizohet.

    Nuk është hera e parë, e siç po shihet as e fundit, që brutalisht sulmohet ADN e shtetit tonë. Sulmet vijnë prej fronteve të ndryshme, herë prej “burreshtetasve” që tentojnë të faktorizohen e të hynë në hatër me agjenda ndërkombëtare, e herë prej ojqistëve që tentojnë të zgjasin financimet e projekteve të tyre. Rezultati është i njëjti, pra të gjitha këto rryma çojnë ujë në mulli të Serbisë, e cila vazhdimisht sulmon të vërtetën historike të popullit të Kosoves, Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Andaj, si anëtare e Komisionit për ligje në Parlamentin e Kosovës, në mbledhjen e radhës do të procesoj Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës (për të cilin ka pasur iniciativa edhe më herët por është kthyer në pikën zero)”, ka shkruar deputetja Kadaj-Bujupi.
    Ajo ka thënë se kjo është mënyra e vetme që nënat shqiptare që kanë humbur bijat e bijtë e tyre në luftë, të mos përballen më me deklarata fyese e denigruese.

    Në këtë mënyrë nënat shqiptare që humbën më të dashurit e tyre gjatë agresionit serb në Kosovë, nuk do të perballen me deklarata fyese e denigruese për bijat e bijtë e veta.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.