×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasen Veton Surroi e Behgjet Pacolli, shkak ish zyrtari italian që ka punuar në Kosovë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Ish-zyrtari i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andrea Capussela, i cili edhe ka shkruar një libër për shtetndërtimin e Kosovës që në gjuhën shqipe e ka botuar kompania “Koha” përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në “twitter” ka thënë se nëse në Kosovë po bëhet përpjekje për të marrë pushtetin atëherë nuk duhet harruar rregulli empirik se protestat paqësore gjithmonë funksionojnë.

    Ndaj fjalëve të italianit ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke thënë se thirrjet e tilla nuk janë suprizë, meqë sipas Pacollit, libri i shkruar nga Capussela është përdorur për propagandë kundër Kosovës në të gjithë botën.

    ”Ky person është një rrezik për interesin kombëtar të Kosovës. Një figurë e dyshimtë që nuk është mik i Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

    E në një debat të tillë mes Pacollit dhe Capussela-s është përfshirë edhe ish-politikani dhe publicisti Veton Surroi, i cili thotë se e mbanë në mend Pacollin si një emisar të Rusisë që është përpjekur të bind Kosovën të bashkëpunojë me Millosheviqin përmes ndërmjetësimit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Surroi në këtë reagim thotë se përkundër Pacollit, Capussela është shumë i përkushtuar për Kosovën, fjalë për të cilat Surroi ka marrë edhe falendërimet e shkrimtarit italian.

    Ndaj fjalëve të Surroit nuk ka qëndruar pa reaguar Pacolli. Ish-kryediplomati ka thënë se receta e njerëze të devotshëm për Surroin është ajo e atyre që “publikojnë dhe përkthejnë libra të cilat ndihmojnë Ivica Daçiqin”.

    Pacolli ndërkohë ka thënë se nënshkrimi i tij gjendet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, derisa i kujton Surroit se si populli i Kosovës nuk e kishte votuar gjatë kohës sa Surroi kishte pasur një parti politike.

    Ndërkohë Surroi ka vazhduar polemikën duke thënë se Pacolli të vetmin kontribut që e ka dhënë për Kosovën është korrupsioni dhe kapja e shtetit.

    “Kontributi juaj personal në korrupsion dhe kapje të shtetit bashkë me elitat kriminale i ka bërë më shumë dëm Kosovës sesa Daçiqi”, ka shtuar tutje Surroi.

    Pacolli përsëri është kundërpërgjigjur duke thënë se mezi pret të shohë ditën kur Veton Surroi do të shpenzojë energjinë e tij kundër agresionit diplomatik të Serbisë dhe do t’i jep fund urrjetjes ndaj njerëzve që nuk mendojnë njejtë sikruse ai në Prishtinë.

    Pacolli ka thënë se mbase një çasje e tillë e Surroit është tregues pse kosovarët nuk e kishin votuar ne vitin 2007.

    Surroi përsëri ka reaguar duke i kujtuar Pacollit një hulumtim në të cilin flitet për takimin e kreut të AKR’së në një jaht me Millan Radojiçiqin dhe Goran Rakiqin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.