×
  • Lajme
  • Lajme

    Qorrolli: Nëse PDK-ja voton Qeverinë, ka pazar mes Thaçit e Mustafës për postin e presidentit

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se edhe Avdullah Hoti apo cilido kryeministër e ka të vështirë që të krijojë pandan të mirë në një situatë të tillë përçarëse.

    Ai ka thënë se e sheh të pamundur marrëveshjen me Serbinë pa pasur përkrahjen e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Është shumë e vështirë që nga secili kryeministër që në këtë aktualitet të përçarë politikë të krijohet një pandan i mirë mes elitës politike në vend”, ka thënë ai në Interaktiv.

    Sipas tij, “turra-vrapi” i Mustafës mund të ketë impakt në pranverën e 2021-ës, atëherë kur skadon afati i presidentit Thaçi.

    Qorrolli thotë se nëse PDK-ja jep pajtimin për Qeverinë Hoti, atëherë ka një pazar për postin e presidentit.

    “Nëse PDK-ja e jep pajtimin, atëherë Thaçi mund të ketë një marrëveshje me Mustafën për shkëmbim postesh, që Mustafa të kalojë në presidencë e Thaçi t’i kthehet PDK-së, pastaj të ketë një garë mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë ai.

    Sipas tij, arritja e një konsensusi rreth Hotit është e vështirë, LDK-ja nuk është unike përbrenda e saj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.