×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohet nga coronavirusi asambleisti i Malishevës, ky është mesazhi i tij

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Demir Bajra, asambleist i Kuvendit Komunal të Malishevës është shëruar mbrëmë nga Covid-19.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka kumtuar lajmin duke thënë se pas 38 ditë qëndrimi në Infektive, dhe pasi dy herë doli negativ në test, tash është i shëruar plotësisht.

    Bajra ka falënderuar mjekët dhe infermierët për kujdesin, si dhe krerët e Malishevës për përkrahjen, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    I falenderohem te madhit ZOT ,që sot me datë 22.04.2020 pas 38 ditëve qëndrim se bashku me bashkëshorten në Kliniken Infektive per shkak të diagnostifikimit me Covid-19, rezultuam negativ në testet e fundit dhe jemi zyrtarisht të shëruar.Me ketë rast kam falenderim të veqantë për: Profin Salih Ahmetin ku shpirti tij human pasqyrohej në vizitat e përditshme, Dr. Lindita drejtoreshë e Klinikës Infektive,një doktoreshë shumë e përkushtuar ndaj pacientëve si dhe angazhimin menaxherial të gjithë stafit mjekësor: Dr. Shemin,Dr. Valbonin,Dr. Blerten,Dr.Veliun,dajen Gëzim,Dr. Arbenin,Dr. Vera dhe Dr.Lirimin.

    Po ashtu Infermierët:Fitimin,Fetijen,ilirin,Gezimin,Feridin,Gjejronin,dhe motren Nurde dhe shumë të tjerë.

    Deshiroj ta permend edhe përkrahjen në nivelin komunal,kolegët asambleist,Kryetarin Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha,Shefin e partise Fatmir Limaj,si dhe QKMF-në Malishevë.

    Doktorët dhe Infermierët jane heronjët që janë të rrezikuar më së shumti.Une si pacient i prekur nga ky virus kërkoj nga organet kompetente që të ju kushtohet kujdes i veqantë kësaj kategorie si nga aspekti njerëzor po edhe ai material.

    Dua te falenderoj çdonjërin prej jush që në këto kohëra te veshtira jeni interesuar për gjëndjen time shëndetsore dhe më keni bërë më të lehtë qendrimin dhe luftimin e kësaj semundje!

    Ju lutem gjithë qytetarëve që të respektojmë masat e IKSHP në luftimin e kësaj pandemie dhe të gjithë se bashku të shkurtojmë kohëzgjatjen e gjendjës të tillë deri në kthimin në normalitet..

    Me respekt D.B #rriNshpi

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.