
Në 24 orët e fundit në Serbi janë identifikuar edhe 224 raste të reja me koronavirus.
Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar edhe 224 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 mijë e 114.
Sipas Loncar, gjatë 24 orëve në tërë Serbinë janë testuar 3 mijë e 281 persona, ku 224 rezultuan pozitivë me COVID-19, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë këtyre 24 orëve kanë vdekur edhe katër persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Po ashtu në Serbi që nga koha kur është shfaqur koronavirusi kanë arritur që të shërohen mbi 1 mijë persona.
Ndërkaq edhe punëtorët shëndetësorë janë prekur me koronavirus dhe numri i mjekëve e infermierëve të infektuar është 420 dhe që të gjithë janë duke u trajtuar nëpër spitale.