
Pacientja shtatzënë e prekur me koronavirusin Covid-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive.
Por infektologu i kësaj klinike, Valbon Krasniqi në një konferencë për media nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet nëse viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Nuk kam çka t`i shtoj më shumë komunikatës zyrtare. Prej momenti që ka ardhë ka qenë në gjendje kritike. Ka qene në percjellje të vazhdueshme. Infektologu dhe Anastezologu e kanë percjellur. Po ashtu jane konsultuar edhe ekspertët e Gjinekologjisë. Të kemi respekt dhe ndjëshmeri për rastin. Nuk është mirë dhe nuk mund të jap detaje për çdo sëmundje tjetër që ka pasur. Kjo nuk ka arritur t`i mbijetoje infeksionit”, tha Krasniqi.
Sipas tij, në Klinikën Infektive, çdo ditë e bëjnë dezinfektimin e hapësirave.
Këtë për një arsye.
“Behet dezinfektimi i hapesirave ku kane qendruar te gjithe pacientet e prekur me koronavirus. Dizenfiktim eshte aspekti kryesor qe e parandalon perhapjen e koronavirusit”, u shpreh ai.