×
  • Lajme
  • Lajme

    42 kosovarë jashtë vendit konfirmohen si të infektuar me COVID-19, 10 prej tyre ndërruan jetë

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Prej më shumë se një muaj, Kosova po përballet me virusin COVID-19, pandemi kjo e cila ka trazuar thuajse gjithë botën.

    Deri më sot numri i të infektuarve në Kosovë është 604, 128 të shëruar dhe 16 viktima.

    Por përpos këtij numri, ka edhe kosovarë të cilët janë të infektuar me COVID-19, por që gjenden jashtë vendit.

    Në një përgjigje të dhënë për Indeksonline nga Ministria e Punëve të Jashtme u tha se deri dje 42 shtetas kosovarë ishin konfirmuar si të prekur me koronavirus dhe 10 prej tyre kanë ndërruar jetë.

    “Sipas të dhënave të mbledhura nga misionet tona diplomatike, deri më tani nga virusi COVID-19 janë infektuar 42 persona – që janë shtetas kosovarë ose që kanë edhe shtetësi të Republikës së Kosovës. Nga këta të infektuar, 10 veta kanë ndërruar jetë, dhe sipas familjarëve shumica e viktimave kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike, kryesisht nga diabeti apo problemet me frymëmarrje”, u tha ndër të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Media nga kjo ministri.

    Ndër të tjerash u theksua se këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në Ambasadat apo Konsullatat e Kosovës nëpër diasporë.

    “Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, përveç marrëveshjeve të mirëkuptimit me qeveritë e vendeve nikoqire për vazhdim të lejes së qëndrimit për të gjithë shtetasit tanë, pa u rrezikuar me penallti, dhe organizimeve për kthimi të organizuar në Kosovë, pas regjistrimit të rasteve emergjente, kanë bërë përpjekje të mbledhin edhe të dhëna për shtetasit tanë që janë prekur nga virusi COVID-19. Këto të dhëna janë jozyrtare, ngase institucionet shëndetësore publike ruajnë privatësinë e qytetarëve dhe nuk japin të dhëna të tilla personale, përkatësinë etnike ose origjinën e pacientëve. Këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në Ambasadat apo Konsullatat tona, si dhe nga kontaktet që diplomatët tanë kanë me bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash në Diasporë”, u tha nga MPJ.

    Gjithashtu kjo ministri ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të kenë durim dhe kujdes deri në kalimin e kësaj gjendje të vështirë për mbarë njerëzimin.

    Përpos kësaj, edhe institucionet e tjera përkatëse të cilët po vazhdojnë të merren nga afër me pandeminë COVID-19 kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë vazhdimisht kujdes të shtuar mbi higjienën, të kenë më pas kontakt me njerëzit në përgjithësi dhe që të qëndrojnë nëpër shtëpi sa më shumë që është e mundur.

    Mbrëmë Kosova pati një lajm të mirë pas shumë kohësh, ku numri i të infektuarve pati rënie drastike, gjë kjo që rriti shpresën se kësaj pandemie në vend po i vie fundi.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Vip03 Mars 2026
    Pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka shkuar tek varrezat, vendi ku prehen nëna dhe motra e...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9,...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Libanit, Beirut, ka njoftuar se “do të jetë e mbyllur deri në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    ryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.