Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë informacionet më të reja lidhur me bilancin ditor për 24 orët e fundit për të infektuarit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Janë bërë 484 testime, prej të cilëve pozitivë janë 37 raste. Shumica prej tyre në Gjevgjeli me 12 raste, 9 në Shkup, 5 në Prilep dhe 3 në Tetovë.
Sot janë regjistruar 251 raste të shëruar nga COVID-19.
Për fat të keq nga coronavirusi kanë vdekur gjashtë pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në spital.
-Nga Shkupi një 73 vjeçar/e
-Nga Struga një 79 vjeçar/e
-Nga Kriva Palanka një 63 vjeçar/e
-Delçeva një 86 vjeçar/e
dhe nga Kërçova një 74 vjeçar/e.
Gjithësejt të vdekur nga COVID-19 në vend sot janë bërë 623 viktima, të infektuar nga fillimi janë 15127 qytetarë, të shëruar 12486 qytetarë. Rastet aktive janë 2018.