
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 32 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkruan Front Online.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i cili njoftoi se rastet e reja vijnë nga Peja (23 raste), Kaçaniku ( 4 raste), Deçani (2 raste) dhe nga një rast i ri është nga Pprizreni, Suhareka dhe Shtimja.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.