×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    18 punëtorë u paguan nga MZHE pa dalë fare në punë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik në krye me ish-ministrin Valdrin Lluka, gjatë tërë vitit 2019 kishte paguar mbi 92 mijë euro për pagat e 18 punëtorëve të së ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” pa dalë fare në punë asnjë ditë.

    Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj të publikuar së fundmi, për auditimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për vitin 2019, ka hasur në disa parregullsi në vijueshmërinë e disa punëtorëve të kësaj ministrie ndonëse pagesat mujore për ta ishin bërë me rregull.

    Si pasojë e kësaj mosvijueshmërie në punë të këtyre 18 punëtorëve, buxheti i shtetit ishte dëmtuar gjithsej me 92 mijë e 708 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

    Këta pjestarë të “Mbrojtjes Civile” ishin të punësuar me akt emërime në MZHE, mirëpo ministria në fjalë nuk ka qenë në gjendje t’ia paraqesë as edhe një dëshmi të vetme ZKA-së për ta konfirmuar prezencën e këtyre punëtorëve në vendin e punës për vitin 2019, edhe pse ajo kishte vazhduar t’ua bëjë pagesat e rregullta për gjatë tërë vitit. E njëjta gjendje ishte raportuar edhe në vitin 2018 nga raportet e Auditorit për këtë ministri.

    Sipas MZHE-së, kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së hapësirave të punës me ç’rast zyrtarët kanë mbetur të paangazhuar dhe pa vijuar punën. Ky ishte edhe arsyetimi i kësaj ministrie dhënë për ZKA-në, rreth mosvijueshmërisë në punë të këtyre zyrtarëve.

    Në fund, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministri duhet të sigurojë se po bëhet monitorimi i rregullt i vijueshmërisë në punë për të gjithë punonjësit e ministrisë dhe në rastet e mos respektimit të orarit të punës të merren masa konkrete siç parashihen me kornizën e aplikueshme ligjore.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën...
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    Lajme21 Mars 2025
    Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.