×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çështja e dinarit”, Kurti: Guvernatori i BQK-së s’më raporton mua, por kuvendit

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta vënë atë në një pozitë ku ai vendos për vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Pas mbledhjes së qeverisë, shefi i qeverisë tutje tha se guverantori i BQK-së nuk i raporton atij, por kuvendit të Kosovës, madje shtoi se “nuk mund t’i vendosem sipër guvernatorit”.

    Këtë kryeministri e tha kur u pyet në lidhje me çështjen e dinarit.

    “Lidhur me çështjen e dinarit, që ne nuk e kemi ndaluar si të tillë, por si mjet pagese dhe kjo është bërë nga Republika e Kosovës, jo nga qeveria e Republikës, sepse është bërë nga Banka Qendrore e Kosovës me rregulloren e re. Ata janë edhe më lart se ne edhe para nesh në ecjen e mëtutjeshme. Sikurse zgjedhjet që u organizuan në veri, ne kishim KQZ-në më lart se ne dhe para nesh, njësoj edhe BQK. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin mua në një pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre e kështu me radhë. Kjo ndodh në shtetet diktatoriale, ne jemi shtet demokratik. Guverantori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua, por kuvendit të Kosovës, nuk mund t’i vendosem sipër guvernatorit. Për çështje të cilat ka vendosur BQK dhe planet e zbatimit me faza e afate, përgjigjen ata. Ne jemi për t’i mbështetur ata, jo për t’i udhëhequr”, tha Kurti.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Një përleshje ka ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Rreth orës 19:33,...
    Lajme19 Maj 2024
    Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës,...
    Lajme19 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.