16 persona kanë ndërruar jetë dhe 258 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur në komunikatën e përditshme që publikon Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.
Pak minuta pasi që IKSHPK’ja ka bërë të ditur shifrat ditore lidhur me pandeminë, ka reaguar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Facebook.
Përmes një postimi, Zemaj ka bërë thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë.
https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3255825304464327/?type=3