×
  • Lajme
  • Lajme

    14 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës u paguan rreth 70 mijë euro për punë shtesë për disa projekte

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Rreth 6 mijë euro shtesë në muaj janë paguar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës për shkak që janë angazhuar në projektet e financuara nga jashtë.Për një periudhë ata kanë marrë shtesë çdo muaj nga 500 euro.

    Dy prej zyrtarëve që kanë marrë paga të dyta janë nga Zyra e Prokurimit në këtë ministri. Një nga to është edhe drejtoresha e prokurimit, Valmira Bllaca.

    Dy paga shtesë kanë shkuar për dy zyrtarë të Zyrës së sekretarit, raporton KOHA.Janë paguar me nga 300 ose 500 euro shtatë zyrtarë të Departamentit të Financave.
    Edhe nga Departamenti i Infrastrukturës dy zyrtarë kanë marrë paga shtesë.

    Në Departamentin e Administratës ka marrë pagë një zyrtar.Në dokumentin e siguruar nga KOHA thuhet se pagesat do të bëhen edhe për kohën që zyrtarët janë angazhuar në projekte prej muajit janar 2019.Sipas dokumenteve të siguruara, këta zyrtarë, për këto punë, për 9 muaj janë paguar rreth 70 mijë euro shtesë. Por kjo vlerë mund të jetë edhe më e madhe, për arsye se Ministria nuk ka treguar se për sa kohë janë paguar ata pas marrjes së vendimit.KOHA javën e kaluar ka raportuar për më shumë se 100 mijë euro paga shtesë që u janë dhënë gjashtë zyrtarëve të institucionit të njëjtë për një tjetër projekt.Ministrisë së Infrastrukturës i janë dërguar pyetje për të gjitha pagesat që përmendën në këtë dokument, por ajo nuk ka kthyer përgjigje. Në një deklarim të javës së kaluar, zyrtarët e kësaj ministrie patën thënë se pagesat tashmë janë ndaluar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.