
Sonte janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 3 numrin total të të infektuarve.
Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)”, thuhet në njoftimin e tyre.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2755169124611074