×
  • Lajme
  • Lajme

    10 vjet nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator të vitit 2010. Dorëheqja e tij vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konstatohet se Sejdiu ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.Sejdiu e bëri publik vendimin e tij për dorëheqje gjatë një konference, me anë të së cilës ai u është drejtuar qytetarëve dhe opinionit.

    “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur”, tha Sejdiu.

    Presidenti i dorëhequr, Sejdiu, theksoi se kishte mbajtur postin e kryetarit të LDK-së me funksione të ngrira i bindur se kjo nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës.

    Sidoqoftë, ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.Para se të publikonte vendimin për dorëheqje, Sejdiu zhvilloi takime të mbyllura me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit.

    Më pas, Sejdiu i komunikoi vendimin edhe kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte Kryesia e LDK-së, që pak më vonë doli me një komunikatë me shkrim, me të cilën përshëndet vendimin e Sejdiut, duke e çmuar atë si akt të lart moral.Që nga zgjedhja në postin e presidentit, shumë nga analistët, mediat dhe deputetët kishin rikujtuar Sejdiun se po shkelte Kushtetutën me mbajtjen e postit të kryetarit të LDK-së.

    Por, nismën zyrtare për të proceduar këtë rast te Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë deputeti i pavarur, Naim Rrustemi, i cili tani beson se jo vetëm Sejdiu, por përgjegjës për këtë shkelje janë edhe partneri i tij në koalicion, Hashim Thaçi, dhe i gjithë koalicioni aktual, pasi që, sipas tij, kanë ndërtuar një marrëveshje qeverisëse duke mos e respektuar Kushtetutën.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.