×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kërkojnë kthimin e nxënësve në shkolla, kundërshtojnë mbajtjen e mësimit “online”

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Edhe pse kanë mbetur vetëm 1 javë për fillimin e vitit shkollor, MASHT nuk ka vendosur si do të mbahet ky proces. Qytetarët po vlerësojnë se më 1 shtator fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore, derisa kundërshtojnë vazhdimin e mbajtjen së mësimit “online”.

    Ata madje thonë se fillimi i procesit mësimor duhet të realizohet me kapacitete të plota, pa orar të shkurtuar.

    Qytetari Dilaver Kryeziu, thotë se pavarësisht situatës së krijuar me Covid-19, fëmijët duhet të fillojnë procesin mësimor. Sipas tij vetëm në ketë mënyrë do të ketë arsimim të mirëfilltë.

    Kryeziu:Gjithsesi duhet me u kthye në qoftë se doni me pas tamam një arsimim me dinjitet

    “Gjithsesi duhet me u kthye në qoftë se doni me pas tamam një arsimim me dinjitet, një arsimim që na takon neve e sidomos fëmijëve. Duhet tw kthehen fëmijët në shkolla pamarrë parasysh që kjo është një dhimbje globale nuk është dhimbje vetëm për fëmijët e Kosovës”, thotë ai.

    Qytetari tjetër, Naim Bytyqi, kthimin nxënësve në bankat shkollore e sheh si zgjidhje adekuate. Derisa theksoi se fillimi i procesit mësimor duhet të bëhet ma kapacitete të plota, pa orar të shkurtuar.

    Bytyqi: Shkollat duhet të hapen me kapacitet të plotë

    “Unë mendojë se po , patjetër dhe se masat duhet merren patjetër dhe natyrisht që është ma e efektshme se sa mësimi ‘online’. Mirëpo shkollat duhet të hapen tamam dhe të hapen me kapacitete të plota, normalisht jo me gjysmë orari me orar të shkurtuara me diçka të tillë, mendoj se është vetëm improvizim, nëse hapën duhet të hapen tamam si duhet”, thotë Bytyqi.

    Mendim të njëjtë ndan edhe Rifat Ejupi, i cili pretendon se fëmijët kanë imunitet të mjaftueshëm dhe se nuk janë të rrezikuar nga virusi.

    Ejupi:Po, duhet të kthehen fëmijët në shkollë

    “Po, duhet të kthehen fëmijët në shkollë, a pe sheh që u bë një vit gati kjo është turp i made, çka i rrokë fëmijët asgjë si rrokë, i rrokë do pleq do sikur unë që i kanë nga 85 vjet, shkolla duhet me fillua, kanë filluar në Gjermani kanë filluar gjithkah”, thotë Ejupi.

    Kurse, Fadil Gashi thotë se çështja e kthimit apo jo të fëmijëve në shkolla nuk duhet të diskutohet.

    Për të mësimi fitohet vetëm në këtë institucion dhe jo në platforma “online”.

    Gashi:Mësimi fitohet vetëm në shkollë

    “Po me siguri duhet se mësimi më i mirë bëhet nëpër shkolla, jo nëpër shtëpi. Për rrezik varet qysh e ka pa OBSH-ja, diku nga tetori po thonë me u lehtësua gjendja por nxënësit duhet me shkua në shkollë gjithsesi, se mësimi fitohet vetëm në shkollë se në shtëpi është shumë keq, shumë dobët”, thotë Gashi.

    Për Xhevat Hoxhën, kthimi në shkolla do të ishte vendim adekuat, për faktin se siç deklaroi ai shumë fëmijë nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin “online”.

    Hoxha:Është më e rrugës me u hap shkollat

    “Duhet të kthehen shkollat sigurisht që ma mirë është, në disa vende ka kushte për me ndjekë mësimin edhe ‘online’ e në disa vende nuk ka e për ata mendoj që është më e rrugës me u hap shkolla”, tha ai.

    Kurse, Mirsad Krasniqi, po vlerëson se me kujdes të shtuar fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore.

    Krasniqi:Po, duhet të kthehen gjithsesi

    “Po duhet të kthehen gjithsesi sepse nuk është njëjtë mësimi në shkollë apo mësimi ‘online’ unë mendojë që duhet të kthehen gjithsesi , edhe pse rreziku nuk ka kaluar po duhet me pas kujdes ma të shtuar edhe ma të madhe dhe kështu mundën të fillojnë ”, u shprehë Krasniqi.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë fillimin e vitit të ri shkollor sipas tre skenarëve, ku skenari A përfshin mësimin me prezencë në institucionet shkollore me masat parandaluese, skenari B nënkupton rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar-prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C mësimi në distancë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar lidhur me darkën e mbrëmshme. Fillimisht Xheneta nuk denjonte të zgjohej nga shtrati. “Nuk jam t’u e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.