×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tri shkolla në Gjilan përfitojnë nga programi i efiçiencës së energjisë

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Tri shkolla të Komunës së Gjilanit shkolla “Liria” në Pogragjë, “Dëshmorët e Kombit” në Livoq i Ulët dhe “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, janë përfituese të programit programi i efiçiencës së energjisë që financohet nga Banka Gjermane (KfW).

    Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri me stafin e drejtorisë, kanë shoqëruar një grup të ekspertëve nga kompania konsulente “GOPA” dhe “Albarchitect” e përzgjedhur për zbatimin e programit me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale të shkollave përfituese.

    Tahiri ka bërë të ditur se në këtë program përfshihen masat e efiçiencës së energjisë si: sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmeve, termoizolimi, ndriçimi efiçient, ndërrimi i dritareve etj.

    Ajo ka falënderuar KfW dhe Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pasi vlerëson se intervenimi me masa të efiçiencës së energjisë në objekte publike do të ulë koston e shpenzimeve për 50%, duke krijuar kështu mundësi për Komunën e Gjilanit që këto kursime t’i kthejë në investime publike dhe projekte me ndikim në zhvillim ekonomik dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

    Sektori i Efiçiencës së Energjisë në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me shkollat përfituese do të përkujdeset për realizimin e të gjitha aktiviteteve me qëllim që ky program të zbatohet me kohë dhe sipas marrëveshjes me KfW.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.