×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    ​Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në polici janë regjistruar 5 raste të dhunës në familje. Në shumicën dërmuese viktimë janë gratë.

    Rastet e fundit janë nga Prishtina, Podujeva, Gjilani, Ferizaj dhe Gjakova.

    Ky është raporti i Policisë së Kosovës:

    DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM TRUPORË

    Prishtinë 21.09.2020 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

    DHUNË NË FAMILJE

    Podujevë 21.09.2020-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF –Podujevë dhe më pas është dërguar në strehimore. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjilan 22.09.2020-13:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti kishte përdorur dhunë fizike ndaj saj .Viktima i është nënshtruar tretmanit mjekësor dhe më pas është liruar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    DHUNË NË FAMILJE

    Ferizaj 21.09.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit nga i cili është sekuestruar mjeti që e kishte përdorë në rast dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjakovë 21.09.2020-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.