×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuvendi i Gjilanit i ri-destinoi në investime kapitale mjetet prej 1.4 milion euro të planifikuara për paga

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi – Emini, ka miratuar transferin e mjeteve financiare nga kategoria e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale, ku sqarimet e nevojshme i ka dhënë Ilmi Limoni, zyrtar i Lartë Financiar.

    Ai tha se këto mjete, në planifikimin fillestar, kanë qenë të ndara te kodi i rezervave, me qëllim që të derdheshin në fondin për paga, por siç dihet Gjykata Kushtetuese e ka anuluar ligjin për paga, prandaj me rishikim është lejuar që këto mjete të ri-destinohen te investimet kapitale në komuna.

    Limoni kërkoi nga këshilltarët komunalë që ta mbështesin këtë ri-destinim të shumës prej mbi 1.4 milion, sepse do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve të Gjilanit.

    Këshilltarët komunalë, me 20 vota për dhe 5 kundër e kanë miratuar transferin, por opozita, LVV dhe një pjesë e PDK-së patën vërejtje te mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke thënë se është dashur të orientohen në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duke marrë parasysh edhe gjendjen e pandemisë dhe jo në kulturë, rrugë të rendit të tretë e të tjera.

    Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës tha se këto mjete janë ndarë në pajtim të plotë me të gjithë drejtorët komunalë, kryesisht me ata që kanë pasur më shumë nevojë për përmbushjen e planeve të tyre, meqë disa projekte kanë ngelur mbrapa si pasojë e pandemisë.

    Komuna e Gjilanit, këtë vit nuk ka pasur mundësi që t`i subvencionojë klubet sportive, as organizatat rinore dhe as OJQ-të, për çka jemi kritikuar më herët nga opozita.

    “Nuk kemi mundur ta bëjmë thirrjen publike për shkak të mjeteve financiare dhe tani kemi menduar që një pjesë e këtyre mjeteve të destinohen për kulturë, rini dhe sport dhe ju bëjë thirrje klubeve, shoqatave dhe OJQ-ve që të aplikojnë për subvencione deri më 17 shtator, kur mbyllet afati”, tha Ismajli.

    Pjesa tjetër më e madhe e kësaj shume do të shkojë të shërbimet publike, në disa projekte të infrastrukturës nëntokësore, për t`i kryer disa obligime.

    Duke u ndërlidhur me vërejtjet e opozitës për shpërndarjen e mjeteve, Shpresa Kurteshi-Emni ka thënë se në rend dite është transferi i një shume të caktuar të mjeteve financiare dhe jo planifikimi buxhetor për vitin 2021.

    Në debatin për transferin e mjeteve financiare, që ishte pikë e vetme e kësaj seance, kontribuuan Avdyl Aliu, Nevzad Isufi, Riza Abdyli, Mimoza Kadriu, Arta Nuhiu, Shemsedin Ramushi, Ibish Ibishi, Krenare Latifi, Shefik Surdulli, Arijeta Rexhepi, Isa Agushi, Fitim Guda, Arianit Sadiku, Shemsedin Elezi dhe të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se është...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për tryezën që do të udhëheqë ajo bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në samitin...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një prononcim për mediat, para takimit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, është deklaruar për “Front Online” pas dështimit të Kosovës për t’u përfshirë në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe...
    Lajme16 Maj 2025
    Shefi i Aleancës Veri-Atlantike Mark Rutte do të vizitojë kryeqytetin shqiptar si pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi organizata më...
    Lajme16 Maj 2025
    Mbrëmë është mbajtur edhe një darkë formale, pjesë e së cilës ndër të tjerë ishte edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas,...
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-diplomati Avni Arifi në një prononcim për “Front Online” ka reaguar ashpër pas dështimit të Kosovës për t’u futur në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.