×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Komunat presin nga Qeveria lirimin e disa masave antiCovid

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Të hënën Asociacioni i komunave të Kosovës, do të takohet me kryeministrin Hoti dhe tre ministra, ku do të diskutohet rreth kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, fillimi i procesit mësimor, si dhe situata epidemiologjike.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili shpreson se po në këtë takim do të lirohen edhe disa nga masat që janë ndërmarr më herët.

    Ibrahimi: Shpresojmë se disa masa që janë ndërmarr më herët të lirohen

    “Në këtë takim do të diskutohen disa tema kryesore do të jetë fillimi i procesit mësimor 2020/21, gjithashtu do të diskutohet edhe sa i përket kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milion eurove në komunat e Kosovës si përkrahje në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së covid-19. Do të diskutojmë edhe për situatën epidemiologjike në Republikën Kosovës, ku shpresojmë se disa masa që janë ndërmarr më herët të lirohen”, thotë ai.

    Sa i përket shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, Ibrahimi thotë se këto të fundit hyn në atë vijë buxhetore ku të gjitha mjetet që komunat i kanë shpenzuar në luftimin e përhapjes së covid-19 do t’i rikthehen.

    Ibrahimi: AKK ka kërkuar nga niveli qendror që t’ia mundësojë komunave rialokimin e mjeteve buxhetore

    “Asociacioni i komunave të Kosovës ka kërkuar nga niveli qendror që t’ia mundësoj komunave rialokimin e mjeteve buxhetore në mënyrë që ata t’i shfrytëzojnë për parandalimin e covid-19. Kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe kemi hapur një nën kod së bashku me ministren e financave, ku komunave i është lejuar të shpenzojnë mjete financiare për antiCovid dhe të gjitha ato mjete dhe ato fatura t’i adresojnë në këtë nën kod dhe pastaj niveli qendrorë të bëjë kthimin e mjeteve financiare komunave”, deklaron ai.

    Në takimin e 24 Gushtit, do të diskutohet edhe fillimi i procesit mësimor 2020/21, për çka Ibrahimi u shpreh i bindur se komunat janë të gatshme.

    Ibrahimi:Komunat janë të gatshme sa i përket fillimit të procesit mësimor

    “Komunat janë të gatshme sa i përket fillimit të procesit mësimorë të këtij viti, ndarjen në grupe të caktuara apo në çfarë ‘skenarjo’ do të përdorën, do të jetë vendim individual i secilës komunë në bazë të rrethanave në teren”, thotë ai.

    Ibrahimi vlerëson se, që nga fillimi i pandemisë e deri në këto momente që po flasim, komunat janë treguar të suksesshme në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat. Ai në “Pressing” të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.