×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputetja e PDK-së kërkon fond për mbështetjen e fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga qeveria e Kosovës gjegjësisht nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të ndajë një fond për t’u dalë në mbështetje fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje.

    Madje nga ministri, Skënder Reçica ajo kërkoi që në planifikimin e buxhetit për vitin 2021 2021 të planifikojë buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë këta fëmijë.

    Musliu: Urgjent kërkoj të ndahet një fond për fëmijët që janë viktimë e dhunës në familje

    “Iu lutem shumë që urgjentisht të ndani një fond të lejueshëm për këta fëmijë dhe të krijoni kushte normale për jetesë nëse nuk keni mundësi dhe kapacitete që t ndërtoni institucione profesionale për trajtimin e këtyre rasteve bëjeni aq që mundeni për këta fëmijë të pafajshëm , po ashtu nga ministri Reçica kërkoj që në planifikimin e buxhetit për vitin 2021 të planifikoj buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare deri në tejkalim të traumës dhe normalizimin e gjendjes”, tha ajo.

    Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se si ministri ofrojnë shërbime nëpërmjet 9 strehimore për këtë kategori të shoqërisë.

    Reçica: Ofrojmë shërbime përmes 9 qendrave strehimore

    “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të programeve dhe shërbimeve që ofron për kategoritë të cilat u ekspozohen abuzimeve nga dhuna ose ekspozimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me dhunë në programet e saja ofron shërbime nëpërmjet 9 qendrave strehimoreve rajonale shërbime këto të cilat ofrohen nga OJQ dhe qendrën strehimore e cila është e lokalizuar në Prishtinë. Përveç politikave që ofron çdo vit nga buxheti i saj ndan mjete për fianncim dhe bashkëfinancimin që këto OJQ veprojnë“,tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.