×
  • Lajme
  • Lajme

    ​48 ditë në pushtet, Hoti ende nuk e ka dërguar agjendën legjislative në Kuvend

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Kanë kaluar 48 ditë nga votimi i qeverisë Hoti, por pavarësisht kësaj ende nuk e ka dërguar agjendën legjislative për votim në Kuvendin e Kosovës. Ani pse 129 projektligjet që përfshijnë programin legjislativ kanë marrë dritën e gjelbër në mbledhjen e gjashtë të ekzekutivit, të zgjedhurit e popullit janë në pritje për shqyrtim dhe votim të tyre.

    Derisa në partinë opozitare, Lëvizje Vetëvendosje, adresojnë kritika karshi këtij programi legjislativ, në partinë në pushtet LDK e arsyetojnë atë. Ndërkaq, njohësit e sistemit të drejtësisë kërkojnë që kjo agjendë legjislative për vitin 2020 të fokusohet vetëm te ligjet bazike.

    Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj i cili është edhe kryetar i komisionit për legjislacion, thotë  se disa prej projektligjeve kanë qenë në shqyrtim edhe më herët në Kuvend. Por sipas tij meqenëse ato janë kthyer në pikën zero tashmë komisionit funksionale duhet të përgatitin planet e tyre të punës për t’i trajtuar gjitha ato.

    Manaj:Është një pako ligjore që përfshinë mbi 120 ligje

    “Është një pako ligjore që përfshinë mbi 120 ligje, normalisht një pjesë e tyre janë që kanë qenë edhe më herët në shqyrtim në Kuvend gjatë qeverisjes së kaluar. Por pas shpërndarjes së Kuvendit ato kthehen pikën zero. Kështu që qeveria prapë ka proceduar një pjesë të ligjeve të njëjta. Sikur edhe një pjesë e ligjeve që kanë qenë duke u trajtuar nga ish qeveria Kurti”, thotë Manaj.

    Ndërkaq, deputeti opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se agjenda legjislative e qeverisë Hoti ka të bëjë vetëm me akomodimin e interesave partiake të partive në pushtet.

    Abrashi:Kjo agjendë legjislative e kësaj qeverie ka të bëjë vetëm me akomodimin e interesave partiake

    “Ne si Kuvend po fillimisht edhe si komision për legjislacion po presim një gjë të tillë, presim të na vijë në shqyrtim agjenda legjislative, mirëpo kjo ende nuk ka ndodhur… Sipas neve kjo agjendë legjislative e kësaj qeverie ka të bëj vetëm me akomodimin e interesave partiake të këtyre partnerëve të koalicionit. Nuk ka asgjë të dobishme e cila shkon në favor të interesit qytetarë dhe nacional të Kosovës. Rrjedhimisht kemi të bëjmë me një dokumente që nuk ka kuptim, përveç politik dhe partiak të këtyre grupeve politike”, thotë ai.

    Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pohon se bazë rrethanave politike dhe kohën e shkurtër deri në vitin 2020, agjenda legjislative duhet të fokusohet vetëm tek Kodi i Procedurës Penale, ndryshimet Kushtetuese për Vetingut dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

    Musliu:Kjo agjendë duhet të fokusohej vetëm në ligjet bazike

    “Kjo agjendë duhet të fokusohej vetëm në liget bazike duke pasur parasysh periudhën e shkurtër kohore që e ka viti 2020. Unë besoj që këtu hyjnë marrëveshjet ndërkombëtare, Kodi i Procedurës Penale dhe po ashtu propozimi për ndryshimet Kushtetuese sa i përket Vetingut. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër e cila tani është për vitin 2020. Besoj që agjenda legjislative duhej të përshtatet vetëm në nevojën e ligjeve bazike”, u shpreh ai.

    Agjenda legjislative e qeverisë Hoti ndër të tjera përfshinë, projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, projektligji për Aktet Juridike e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.KP.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve do të protestojnë të enjten në ora 10:00, në Prishtinë. Protesta do të organizohet për të shprehur pakënaqësinë dhe...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci, u intervistua nga...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së...
    Lajme27 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë një konferencë për media. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media....
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë, lidhur me kontratën...
    Vip27 Maj 2025
    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.