×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuvendi i Gjilanit i ri-destinoi në investime kapitale mjetet prej 1.4 milion euro të planifikuara për paga

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi – Emini, ka miratuar transferin e mjeteve financiare nga kategoria e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale, ku sqarimet e nevojshme i ka dhënë Ilmi Limoni, zyrtar i Lartë Financiar.

    Ai tha se këto mjete, në planifikimin fillestar, kanë qenë të ndara te kodi i rezervave, me qëllim që të derdheshin në fondin për paga, por siç dihet Gjykata Kushtetuese e ka anuluar ligjin për paga, prandaj me rishikim është lejuar që këto mjete të ri-destinohen te investimet kapitale në komuna.

    Limoni kërkoi nga këshilltarët komunalë që ta mbështesin këtë ri-destinim të shumës prej mbi 1.4 milion, sepse do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve të Gjilanit.

    Këshilltarët komunalë, me 20 vota për dhe 5 kundër e kanë miratuar transferin, por opozita, LVV dhe një pjesë e PDK-së patën vërejtje te mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke thënë se është dashur të orientohen në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duke marrë parasysh edhe gjendjen e pandemisë dhe jo në kulturë, rrugë të rendit të tretë e të tjera.

    Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës tha se këto mjete janë ndarë në pajtim të plotë me të gjithë drejtorët komunalë, kryesisht me ata që kanë pasur më shumë nevojë për përmbushjen e planeve të tyre, meqë disa projekte kanë ngelur mbrapa si pasojë e pandemisë.

    Komuna e Gjilanit, këtë vit nuk ka pasur mundësi që t`i subvencionojë klubet sportive, as organizatat rinore dhe as OJQ-të, për çka jemi kritikuar më herët nga opozita.

    “Nuk kemi mundur ta bëjmë thirrjen publike për shkak të mjeteve financiare dhe tani kemi menduar që një pjesë e këtyre mjeteve të destinohen për kulturë, rini dhe sport dhe ju bëjë thirrje klubeve, shoqatave dhe OJQ-ve që të aplikojnë për subvencione deri më 17 shtator, kur mbyllet afati”, tha Ismajli.

    Pjesa tjetër më e madhe e kësaj shume do të shkojë të shërbimet publike, në disa projekte të infrastrukturës nëntokësore, për t`i kryer disa obligime.

    Duke u ndërlidhur me vërejtjet e opozitës për shpërndarjen e mjeteve, Shpresa Kurteshi-Emni ka thënë se në rend dite është transferi i një shume të caktuar të mjeteve financiare dhe jo planifikimi buxhetor për vitin 2021.

    Në debatin për transferin e mjeteve financiare, që ishte pikë e vetme e kësaj seance, kontribuuan Avdyl Aliu, Nevzad Isufi, Riza Abdyli, Mimoza Kadriu, Arta Nuhiu, Shemsedin Ramushi, Ibish Ibishi, Krenare Latifi, Shefik Surdulli, Arijeta Rexhepi, Isa Agushi, Fitim Guda, Arianit Sadiku, Shemsedin Elezi dhe të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.