×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zimbabve ka arrestuar 105 mijë persona në 1 muaj për shkelje të rregullave anti-coronavirus

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Më shumë se 105,000 persona janë vënë në pranga në Zimbabve që nga muaji mars për shkelje të rregullave që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, ka bërë të ditur policia vendase.

    Gati një mijë persona janë arrestuar vetëm gjatë dy ditëve të fundit, kryesisht për “lëvizje të panevojshme” ose për mos vënie të maskave.

    Kritikët akuzojnë qeverinë se është duke përdorur pandeminë për përfitime politike, madje sipas tyre, po përdoren masat për të arrestuar aktivistët e opozitës.

    Opozita vendase ka paralajmëruar një protestë të madhe më 31 korrik, ku do të kërkohet dorëheqja e Presidentit Emmerson Mnangagwa.

    Sipas rregullave aktuale, të gjithë qytetarët që kthehet në Zimbabve nga jashtë vendit duhet të qëndrojnë në izolim për 3 javë, në një strukturë të aprovuar nga qeveria. Sipas policisë, deri tani të paktën 276 persona kanë braktisur karantinën, përfshirë edhe disa që kishin rezultuar pozitivë.

    Zimbabve është një shtet me pak më shumë se 14 milionë banorë dhe të paktën nga shifrat zyrtare të publikuara deri tani nga autoritetet vendase, duket se kanë arritur ta mbajnë nën kontroll koronavirusin edhe pse me masa të rrepta. Deri tani janë konfirmuar rreth 1500 të prekur, nga të cilët kanë ndërruar jetë 25 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Të tjera
    Vip23 Dhjetor 2024
    Një përplasje ka ndodhur mes Gjestit dhe Xhenetës, pas tentoi artisti për ta goditur me vezë. Ajo i kërkoi llogari Gjestit për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputetja Duda Balje, për FrontOnline, ka komentuar shpenzimet e Qeverisë për udhëtime dhe telekomunikim. Ajo theksoi se, krahasuar me Kuvendin, Qeveria ka...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30, ku pritet të certifikohen 17 subjekte politike me 674 kandidatë për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakët e tij, sot do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Sot mbushen 35 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në shtator dhe tetor 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.