×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet lokale në 2021 vështirë se do të mbahen, shkak buxheti i shkurtuar

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Zgjedhjet e parapara lokale për vitin e ardhshëm rrezikojnë të mos mbahen, si shkak i shkurtimeve buxhetore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur në Ministrinë e Financave planifikimin buxhetor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e që është mbi 7 milionë euro. Ndërsa, ky institucion ka ofruar shumën për rreth 3 milionë euro më pak.

    Kështu u tha në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Hamiti tha se projeksioni buxhetor i zvogëluar, rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale të parapara për 2021.

    “Është shqetësuese projeksioni i buxhetit për vitin 2021 është zvogëluar nën masën, e cila rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve. Në projeksionin e pjesës të kodit për zgjedhje është marrë shuma me një krahasim me zgjedhjet nacionale. E dihet që zgjedhjet nacionale janë më të ulëta. Total projeksioni ka rënë për 3 milionë. Unë shoh që duhet të bëjmë arsyetime të plota, sepse në buxhet rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve dhe nuk ka mundësi për mbajtjen e tyre. Sa e kam parë, dhe kemi bërë krahasim me zgjedhjet tjera”, tha Hamiti.

    Ndërkohë që KQZ- ka planifikuar buxhet mbi 7 milionë euro për zgjedhjet lokale 2021, për të dyja raundet, ndërsa Ministria e Financave ka planifikuar mbi pesë milionë. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se do t’i drejtohen qeverisë sa i përket shkurtimit të buxhetit.

    “Me siguri qeverisë do t’i drejtohemi me një shkresë, do të kërkojmë një lloj shpjegimi se a është gabim, apo ky shkurtim është bërë qëllimisht”, tha ajo.

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Hamiti ka folur edhe për shpenzimet buxhetore në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Sipas tij, projeksionet buxhetore duhet të jenë më të ulëta, meqë shpenzimet komunale nuk janë të mëdha.

    “Te mallrat dhe shërbimet, dhe te shpenzimet komunale ka një shpenzim shumë të ulët. Është i ulët për shkak se realisht shtyrja e zgjedhjeve që lidhet me zgjedhjet e Podujevës, sepse e dimë që buxheti fillestar ka qenë 6 milionë e 176 mijë, janë shtuar me vendim të qeverisë edhe 393 mijë për zgjedhjet në Podujevë, gjithsej është 6 milionë e 569 mijë buxheti. Janë shpenzuar 2 milionë e 683 mijë, që i bie nën nivelin 40 për qind shpenzime të buxhetit të gjashtëmujorit të parë. Trendi i shpenzimeve për mallra dhe shërbime është 16 për qind, që është i ulët. Dhe në shpenzime komunale është 19,7. Kemi pasur një sugjerim shumë të mirë nga auditori që në projeksionet tjera buxhetore të kemi kujdes te planifikimi i shpenzimeve komunale, pasi shpenzimi është më i ulët se që e planifikojmë”, ka theksuar ai.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar edhe raportin e auditorit të brendshëm. Sylejman Gashi nga Auditori i Brendshëm tha se bazë të këtij raporti nga viti 2014, 2017 e 2019, ka pasur rritje të stafit jo-permanent, ku edhe janë keqpërdorur afro 160 mijë euro.

    “159 mijë euro është shuma e shpenzuar nga stafi jo permanent pa autorizim të KQZ-së. Për këtë çështje duhet një aprovim, mirëpo edhe një arsye e madhe, sepse po vazhdohet angazhimi i tyre, edhe një autorizim i KQZ-së. Kjo shumë e mjeteve është pa lejen e zotit të shtëpisë. Pjesa e dytë ka të bëjë me pasojat financiare të rinumërimit të fletëvotime”, u shpreh ai.

    Në lidhje me këtë kryetarja e KQZ-së tha se ky është keqpërdorim, dhe u zotua se do të identifikohen ata që kanë tejkaluar autorizimet.

    “Unë do të kërkoj që të identifikohen departamentet, të cilat i kanë tejkaluar autorizimet. Të gjitha, dhe kjo tashmë e tejkalon shkeljet e detyrës së punës, se kjo është keqpërdorim, sepse dikush ka përfituar që i ka marrë këto paga, dhe kanë qëndruar pa lejen e KQZ-së. KQZ nuk ka qenë e njoftuar se ky staf jo permanent po qëndron më tepër se që është nevojshme dhe po paguhet. Dhe këtu i kemi diku 160 mijë euro, duke mos përfshirë 208 mijë, se aty e kemi një arsyetim, pasi janë angazhuar për rinumërim”, ka deklaruar Daka.

    Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar edhe rregulla zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, thotë se ikja masive ka ndodhur si rezultat i mungesës së mundësive për punë...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni ,me mbështetjen e NASA-s do të udhëtojë me një mision të ri. Ky udhëtim, ajo tha...
    Të tjera
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
    Sport18 Shkurt 2025
    Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka bërë me dije se në politikë të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Sociologu, Bekim Selishta, për FrontOnline e sheh si rrezik ikjen e qytetarëve nga Kosova, madje thotë se pjesa që është larguar nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.