×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Shpallja e pavlefshme e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, lajm jo i mirë dhe dekurajues

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhjen për shpalljen nga Gjykata Kushtetuese si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me të cilin parashihej ngritja e pagave për profesionistët shëndetësorë të sektorit publik shëndetësor.

    “Shpallja e këtij ligji si të pavlefshëm, ndonëse kundërshtimet lidheshin më shumë me sektorët e tjerë, përbën një lajm jo të mirë dhe dekurajues për profesionistët shëndetësor. Ne e kuptojmë këtë edhe sikur ata të mos e shprehin vet”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

    Shefi i kësaj dikasteri qeveritar Armend Zemaj megjithatë thotë se do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    “Megjithatë, me gjithë mirëkuptimin e plotë ndaj zhgënjimit që mund ta kenë profesionistët shëndetësorë me epilogun e këtij ligji, si institucione dhe shoqëri jemi të obliguara që të zbatojmë vendimet e institucioneve tona shtetërore, në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    “Kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësor, sepse, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëvë shëndetësor, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjejmë rrugën më të mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore”.

    Zemaj thotë se “pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetësorë janë të domosdoshme”.

    “Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësor t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë”.

    “Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithëve në sektorin shëndetësor që të vazhdojnë sikurse deri më tani, që më pjekurinë më të lartë profesionale, përkushtim dhe angazhim të menaxhojnë me rastet pozitive të Covid-19, që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik të popullatës tone”.

    “Suksesi në menaxhimin e pandemisë Covid-19 do të jetë argumenti ynë më i fuqishëm për të mbështetur një ligj që as nuk do të kontestohet nesër nga ndonjë  komunitet apo gjykatë, por edhe i cili do të jetë i zbatueshëm dhe do të mbroj interesat e profesionistëve shëndetësor”.

    Ai i ka siguruar të gjithë punëtorët shëndetësorë që do të qëndrojë pranë tyre dhe do të përpiqet për përmirësimin e pozitës së tyre.

    “I siguroj punëtorët shëndetësor dhe qytetarët se do të jemi bashkë në secilën sfidë dhe do t’ia dalim, pavarësisht pengesave të natyrave të ndryshme, të cilat mund të shfaqen gjatë rrugës tonë drejt luftimit të Covid-19, por edhe drejt përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësor në vendin tonë. Ky nuk është një zotim për ngushëllim, por për ta mbajtur dhe për të punuar në realizimin e tij”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin...
    Lajme25 Prill 2025
    Avokati Xhevdet Smakiqi është prononcuar për “Front Online” në lidhje me çështjen e dëshmitarit Albin Kurti, i cili ka refuzuar ti përmbahet...
    Lajme25 Prill 2025
    Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka intensifikuar veprimet për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë larguar nga Uashingtoni me Air Force One, duke u drejtuar për...
    Lajme25 Prill 2025
    Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës u mbajt mbledhje komemorative në nder të profesorit të ndjerë, Prof. Dr. Asllan Bilalli. Në...
    Lajme25 Prill 2025
    Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj në prag të sezonit turistik veror, priti në një takim Ruzhdi Kurtishaj, kryetarin...
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish...
    Sport25 Prill 2025
    Atmosfera pritet të jetë elektrizuese nesër në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku do të zhvillohet ndeshja e tretë e gjysmëfinales së “Play...
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të botuar të premten se “Krimea do të mbetet me Rusinë”, shembulli më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.