×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj për vdekjen e dy doktorëve: Shëndetësia kosovare ka humbur sot dy profesionistë të çmuar

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas vdekjes së reumatologut Sylejman Rexhepi dhe kirurgut Ali Tolaj, ka thënë se shëndetësia kosovare sot ka humbur dy profesionistë të çmuar.

    Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata do t’u mungojnë familjeve të tyre, pacientëve dhe shtetit tonë, por vepra e tyre do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti për ata që do ta studiojnë mjekësinë.

    Postimi i plotë:

    Shëndetësia kosovare ka humbur sot dy profesionistë të çmuar: Reumatologun Sylejman Rexhepi dhe kirurgun Ali Tolaj. Profesorin Rexhepi e pata vizituar personalisht gjatë trajtimit të tij në QKUK dhe në këtë ditë të ndarjes nga ai, jam I prekur nga vdekja e tij dhe kirurgut Tolaj. Ata, do t’u mungojnë familjeve të tyre, pacientëve dhe shtetit tonë, por vepra e tyre do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti për ata që do ta studiojnë mjekësinë.

    Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin tim të thellë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë me familjet e tyre, u bëj thirrje popullatës që të rrisin kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Covid-19, po dëshmon ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e njerëzve.
    I përjetshëm kujtimi për profesorin Rexhepi dhe kirurgun Tolaj!

    Nga Rubrika
    Kronika15 Mars 2025
    Në Bansjkë të Zveçanit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër është gjetur dhe sekuestruar një pushkë. Siç njofton Policia e...
    Lajme15 Mars 2025
    Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në Hodanc të Ranillugut, ku mbetën të vdekura dy vajza. Në raportin 24-orësh...
    Lajme15 Mars 2025
    Ekrem Hyseni nga LDK ka deklaruar se partia e tij e ka pranuar statusin e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare dhe se qytetari...
    Të tjera
    Sport15 Mars 2025
    Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol sërish në elitën e futbollit arab. Ronaldo realizoi gol të premten mbrëma në fitoren...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka vlerësuar si “të mira dhe produktive” bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin mbi...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë iu drejtua publikut një ditë para protestës së madhe të paralajmëruar për sot në Beograd në lidhje...
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi,...
    Lajme15 Mars 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, për FrontOnline ka deklaruar se procesi zgjedhor është brenda afateve zgjedhore kushtetuese dhe se vullneti i...
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.