×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në Infektivë, sheh nga afër menaxhimin e Covid-19

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë qëndroi sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare për të parë nga afër si po menaxhon kjo klinikë dhe të tjerat me numrin në rritje të rasteve me Covid-19, të cilat janë në tretman spitalor.

    Ministri Zemaj është informuar nga drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha për numrin e shtuar të rasteve të hospitalizuara në këtë klinikë, ku sot kishte 104 pacientë, prej të cilave 101 të konfirmuar me Covid-19, por edhe për një numër të caktuar pacientësh, tashmë të hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë, e cila bashkë me Klinikën e Dermatovenerologjisë dhe Qendrën e Mjekësisë Sportive, janë vënë në dispozicion të trajtimit të rasteve me Covid-19.

    Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale Ministri Zemaj ka thënë se përveç stafit aktual të këtyre klinikave, një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësor që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.
    Në këtë takim është diskutuar edhe për aspekte të tjera të menaxhimit klinik të rasteve me Covid-19, dhe përforcimit të shërbimeve me qëllim të përballimit të çfarëdo fluksi të pacientëve me Covid-19.

    Më pas Ministri ka bërë një vizitë edhe Qendrës së Mjekësisë Sportive për të parë mobilizimin e kapaciteteve në funksion të përballjes me Covid-19.

    Nga takimi në Klinikës Infektive, profesionistët e saj, kanë kërkuar nga kolegët e tyre të Kujdesin Parësor që t’i përpunojnë rastet mjekësore ambulantore me kujdes në Klinikë të referojnë vetëm rastet me Covid-19, për të mos e ngarkuar klinikën me raste ambulantore dhe pa simptomatologji të qartë klinikë për Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.