Lajme

Zemaj në IKSHPK: Punëtorët këtu po ballafaqohen me ngarkesë të madhe të punës

Zemaj në IKSHPK: Punëtorët këtu po ballafaqohen me ngarkesë të madhe të punës
12:06 | 19 Gusht 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku është takuar me drejtorin, Naser Ramadani.

Zemaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se IKSHPK është në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.

Por, siç është shprehur minsitri Zemaj, punëtorët janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës.

Postimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/IKSHPK është në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid19. Sikurse edhe ekipi Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekularë po bën testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët që mund të jenë të infektuar. Punonjësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës.
Sot vizitova IKSHPK dhe takova drejtorin dr. Naser Ramadanin, dr. Xhevat Jakupin – drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare dhe dr. Izet Sadikun, me të cilët biseduam rreth mbarëvajtjes së punës aty.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera