×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Lehtësimet do vazhdojnë vetëm pasi të sigurohemi që po zbatohen masat

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj ka raportuar sot në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

    Para anëtarëve të Komisionit, Zemaj ka thënë se me të marrë mandatin, është ballafaquar me numër të madh të rasteve të COVID-19.

    “Me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me rritjen e numrit të rasteve që është rezultat edhe i lirimit të masave që ka nisur më 4 maj. Faza e tretë e hapjes ka nisur në vendimin e ish-qeverisë së Kosovës, që kishte të bënte me hapjen e gjashtë pikave kufitare, heqja e masave të vetizolimit për ata që nuk kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë”, ka thënë Zemaj.

    Ai po ashtu ka folur edhe për manualin e publikuar nga ministria e Shëndetësisë, për të cilin ka thënë se do të përditësohet, dhe se i njëjti

    “MSH ka hartuar manualin për mbrojtje nga COVID-19. Ky manual specifikon detajet për mënyrën e punës në çdo veprimtari. Manuali do të përditësohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të udhëzimeve të profesionistëve të IKSHPK-së”, ka thënë ai.

    Zemaj po ashtu ka nënvizuar se në fazën aktuale, lehtësimet tjera mund të bëhen vetëm pasi që të sigurohen se po zbatohen të gjithë masat.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.