×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj emëron anëtarët e Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, porse nuk janë publikuar emrat e tyre.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Zemaj thotë se kështu synohet fuqizimi i kapaciteteve profesionale.

    “Emërova anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë”, shkroi Zemaj.

    Sipas Zemajt, qëllimi i politikave të tyre është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, dhe për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.

    “Prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%. Kuadrit tonë të shkëlqyer shëndetësor, ju duhen kushte për ta realizuar këtë objektiv. Fondet buxhetore që do të kursehen, planifikojmë t’i shndërrojmë në investime për kuadrin tonë dhe pajisjet moderne. Për këtë prioritet, pres të kem edhe përkrahjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares, Hisen Berisha. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, përmes një njoftimi në...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar “Mërgata Fest”, pas vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollistit. Ai ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk duhet të merret seriozisht. Sipas Lekajt,...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Klan Kosova ka paditur kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shpfije dhe fyerje, me arsyetimin se në fjalimet e tij i është...
    Lajme22 Korrik 2025
    Drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka reaguar ndaj kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Florian Dushi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesën që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ilir Tasholli, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura....
    Lajme22 Korrik 2025
    Ushtarët amerikanë të Komandës Lindore të KFOR-it, sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën. Sipas njoftimit të misionit ushtarak...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se Kosova ka potencial të bëhet kontribues kyç në sigurinë globale, i nxitur nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.