×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj emëron anëtarët e Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, porse nuk janë publikuar emrat e tyre.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Zemaj thotë se kështu synohet fuqizimi i kapaciteteve profesionale.

    “Emërova anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë”, shkroi Zemaj.

    Sipas Zemajt, qëllimi i politikave të tyre është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, dhe për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.

    “Prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%. Kuadrit tonë të shkëlqyer shëndetësor, ju duhen kushte për ta realizuar këtë objektiv. Fondet buxhetore që do të kursehen, planifikojmë t’i shndërrojmë në investime për kuadrin tonë dhe pajisjet moderne. Për këtë prioritet, pres të kem edhe përkrahjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë në detyrë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një aktgjykimit të publikuar sot, ka vendosur që paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit të Shërbimit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj të mërkurën i është bashkuar subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar...
    Të tjera
    Sport13 Gusht 2025
    Ballkani nga Suhareka është renditur në vendin e 163-të nga gjithsej 415 klube evropiane të futbollit. UEFA ka publikuar listën e re...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka,...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Një mori vatrash zjarri janë aktive ditëve të fundit në Shqipëri, në mesin e tyre është edhe fshati Skënderbegas i Gramshit. Top...
    Lajme13 Gusht 2025
    Institucioni i Avokatit të Popullit, vitin e kaluar e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet R.B., i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës. Sipas Ismailit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.