×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Do t’i japim policisë një udhëzues për maska për t’i mbrojtur qytetarët nga dënimet

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Ministria e Shëndetësisë së shpejti do t’i japë Policisë së Kosovës një udhëzuar rreth vendeve ku duhet të vendosen maskat e ku jo.

    Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Zemaj tha se kjo do të bëhet për t’i mbojtur qytetarët nga dënimet, si dhe për të lehtësuar punën e Policisë.

    “Ministria e Shëndetësisë do të ju ofrojë institucioneve të rendit një udhëzues praktik për vendet ku është e nevojshme të barten maskat e ku jo, për të lehtësuar punën e tyre, por edhe për të ruajtur qytetarët nga dënimet e ndryshme, pasi ka pasur ankesa që duhet të saktësohen dhe qytetarët të njoftohen rreth vendosjes së maskave”, ka deklaruar Zemaj, transmeton Express.

    Javën që lamë pas, mikrobiologu Lul Raka, ka thënë për Express se qytetarët nuk duhet të dënohen nëse nuk kanë të vendosur maskën në vendet publike ku nuk ka frektuentim të madh të njerëzve, e as në veturë kur janë vetëm apo të shoqëruar me familjarë.

    “Nuk duhet dënuar kur je në veturë, as në ambient të jashtëm (në natyrë) kur je vetëm apo me familje”, ka deklaruar Raka.

    Bartja e maskës është bërë e obligueshme që nga data 14 korrik, si masë mbrojtëse nga COVID-19.

    Të gjithë personat që nuk e respektojnë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, dënohen me 35 euro gjobë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.