×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Të fillojë së implementuari sa më shpejt Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike e propozuar nga Qeveria e Kosovës në krye me Avdulllah Hotin, po shihet me optimizëm nga komuniteti i bizneseve. Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë për Front Online, drejtori i OEAK, Arian Zeka.

    “Në masë të madhe besojmë që reflektojnë kërkesat edhe të OEAK dhe të komunitetit të biznesit në përgjithësi, por në këtë moment kohor, pavarësisht shumës natyrisht që ajo çfarë duhet të ndodh është implementimi i shpejt i këtyre masave. Presim që nesër Kuvendi të aprovojë në lexim të parë edhe të përshpejtojë aprovimin përfundimtar të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë Zeka për Front Online.

    Ai vlerëson që në këtë fazë është mëse e nevojshme që të fillojë implementimi i këtyre masave në kuadër të kësaj Pakoje.

    “Në këtë fazë që ne jemi duke kaluar është mese e nevojshme që të nis zbatimi i këtyre masave të planifikuara nga Pakoja e Rimëkëmbjes. Nëse nuk gabohem janë diku 9 masa kryesisht që kanë për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për bizneset ku shteti do të garantonte deri në një shumë dhe një përqindje të caktuar, kreditë që do të jepeshin për bizneset që pastaj do të përbënin një injektim goxha të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Liridon Restelica, i njohur për përvojën e tij të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat, do të jetë pjesë e Kuvendit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese, ka bërë të ditur se vendimi i plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit do të publikohet në faqen zyrtare...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për situatën financiare në RTK dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit. Me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nëse e ke mendjen te Berlini, qyteti i kontrasteve, i historisë dhei ritmeve moderne – tani është koha e duhur për të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ramadan Morinës, sot iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai dyshohet për krime të luftës në Kosovë, duke...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj M.M. dhe A.B. për veprën penale “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Ata akuzohen “se kanë nxitur...
    Lajme14 Gusht 2025
    Pas emërimit të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.