×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka-Kurtit: Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë shihet se ndryshe ke thënë e ndryshe ke vepru

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për lejen e lëvizjes dhënë për ish-ministrin serb kundër të cilit protestonte dikur VV-ja, Aleksander Jabllanoviq, e i cili më pas edhe u shkarkua pas fyerjeve që u bëri nënave gjakovare, raporton “Front Online”

    Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zeka i`a ka përmendur  Kurtit edhe dhënien e 10 milionë eurove për rrymën e serbëve të veriut. Ai ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për inat të presidentit Thaçi dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Postimi i plotë:

    Ka fillu me mu dhimte Albini qe po shkon

    A ju kujtohet kur u qojke hava dhe akuzonte te gjithe: “More kriminela, more hajna, ju qe po ua paguani rrymen serbeve te veriut! A jeni ju normal?! Po Jabllanoviçin, ai kriminel, qe po i fyen nanat gjakovare, pse nuk po e burgosni”?!

    U pat qu Isa i shkrete, rdhe e pat shkarku.

    Dje, Albin kryeministri, lideri i Persise te vjeter, tak i ndau 10 milion per rryme te serbeve te veriut, ne kete kohe pandemie, edhe nje leje Jabllanoviçit, pa hy ne karantine, edhe krejte kete e bani perinat te Presidentit dhe Pacollit.

    Po me dhimet qe po shkon. Sa ma gjate ne pushtet, aqe ma shume e shohin qytetaret se çdo gja qe ka thane Albini, e ka mendu te kunderten…!!!

    A thu keto nanat e Gjakoves si do reagojne, se per Mimoza Kusarin jam i bindur qe do jap doreheqje nga grupi parlamentar i VV-se….

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.