×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së: Specialen nuk e themeloi PDK-ja, por deklaratat e disave që flisnin shqip e thoshin se UÇK-ja kishte kryer krime

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit, Albin Kurti.Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme, akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se ka qenë pikërisht kjo parti që e ka themeluar këtë gjykatë.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi.

    Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Bytyçi i është kundërpërgjigjur Kurtit, duke thënë se PDK-ja nuk e ka themeluar Gjykatën Speciale.

    Sipas Bytyçit, Gjykata Speciale ishte iniciativë e një ish-zyrtari të shërbimit rus në Këshillin e Evropës, me ndihmën e Dick Martit edhe te Karla Del Pontes, duke u mbështetur në dëshmi të fabrikuar nga Serbia, edhe të disa ndërkombëtarëve të komprometuar dhe “dëshmive” e deklaratave të llojit të disave që flasin shqip, e që thoshin se UÇK-ja kishte kryer krime.“Në rastin tënd, ju në kohën sa ishit Kryeministër edhe këshilltari juaj, Shkëlzen Gashi, publikisht keni thënë se UÇK-ja kishte kryer krime”, ka shkruar ndër të tjerash Bytyçi.

    Postimi i plotë i Bytyçit, pa ndërhyrje

    Jo z.Kurti, Gjykatën Speciale nuk e themeloi PDK-ja. Ajo ishte iniciativë e një ish zyrtari të shërbimit rus në Këshillin e Evropës, me ndihmën e Dick Martit edhe te Karla Del Pontes, duke u mbështetur në dëshmi të fabrikuar nga Serbia, edhe të disa ndërkombëtarëve të komprometuar dhe “dëshmive” e deklaratave të llojit të disave që flasin shqip, e që thonin se UÇK-ja kishte kryer krime.Në rastin tënd, ju në kohën sa ishit Kryeministër edhe këshilltari juaj, Shkëlzen Gashi, publikisht keni thënë se UÇK-ja kishte kryer krime.PDK e votoi Gjykatën sepse i kishin dy mundësi, o ta bënim vet, o Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ta themelojë me një rezolutë, veprim ky që do ta kishte dëmtuar imazhin e drejtë të luftës sonë çlirimtare.Nuk kam dyshim duke u bazuar në deklaratat që i keni thënë se për ju ka qenë më mirë një tribunal ndërkombëtar kundër UÇK-së e luftës së saj dhe popullit të Kosovës se sa vetë një gjykatë brenda sistemit tonë juridik që i heton pretendimet e Serbisë edhe të juajat se UÇK ka kryer krime.Sa ishit Kryeministër, nuk i mbrojtët ushtarët e lirisë siç pate thënë në Kuvend, besa as Rexhep Selimin që e morrën edhe e intervistuan. Siç duket edhe në opozitë zëri për UÇK-në disi ju ka humbur.Ju jeni thjeshtë një sharlatan e një demagog që për hir të përfitimeve politike paturpësisht e sulmon edhe UÇK-në edhe luftën e saj në këtë kohë.Sharlatan të tillë, historia i harron shpejtë, për këtë arsye edhe ky komb nuk do t’ju mbajë në mend për diçka, perpos për urrejtjen që keni ndaj çdo gjëje dhe çdo njeriu që nuk mendon e vepron si ju.Edhe mos u shqetëso z. Kurti, se dhe këtë betejë do ta fitojmë, sepse drejtësia është në anën tonë, kuptohet, pa ju si gjithnjë!.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.