Gjatë ditës së sotme në Vushtrri pritet që të dalin rezultatet e testit Covid-19 edhe për 31 persona të tjerë. Kështu deklaroi për Gazetën Express, drejtori i shëndetësisë, Sylejman Meholli.
Meholli theksoi se të gjitha këto raste kanë qenë raste kontakti.
E mbrëmë IKSHPK ka konfirmuar 29 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.